Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër dhe këtë vit po zhvillohet me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial - Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij Forumi ku po marrin pjesë ministrat e Arsimit nga shumë vende të botë, Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të Arsimit të vendeve të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), Dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.