Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarë të MAShT, po merr pjesë në Konferencën dyditore “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në ditën e parë të Konferencës, Bytyqi dhe ministrat tjerë të arsimit të Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë për zhvillim të politikave rajonale, prioritetet për bashkëpunim rajonal, ngritjen e kapaciteteve hulumtuese dhe inovative, reformat në arsimin e lartë, ngritjen e kapaciteteve për hulumtim në vendet e Balkanit Perëndimor dhe ndikimin që ka programi ERASMUS + në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, në ditën e dytë do të diskutohet për mobilitetin inter dhe intra rajonal.
-
Ministri i MASHT-it e rektorët diskutojnë rreth qasjes në “Erasmus+”
-
Bytyqi shpalos prioritetet e arsimit kosovar në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor
-
Kosova në Forumin Botëror të Edukimit 2018
-
Kosova e Shqipëria duan të thellojnë bashkëpunimin në arsim
-
Sistemit arsimor i duhen udhëheqës të mirë, thotë Bytyqi