Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi shpalos prioritetet e arsimit kosovar në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Arsimit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në ambientet e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ku është diskutuar për prioritetet në arsim në përgatitje të Samitit, i cili do të mbahet në korrik në Londër.

Në këtë takim ka marrë pjesë Andrew Page, drejtor dhe koordinator i Samitit dhe me këtë rast, është konkretizuar plani i takimeve paraprake, që nënkupton mbajtjen e një takimi në prill në Shkup, ku do të diskutohet digjitalizimi në arsim dhe një takimi tjetër në maj që do të mbahet në Sofje po për këtë qëllim, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, gjatë këtij takimi u aktualizua ideja e takimit të gjashtë ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor para mbajtjes së Samitit të Londrës.

Në këtë takim, u diskutua edhe për prioritetet e shteteve dhe regjionit dhe më këtë rast, Bytyqi i informoi të pranishmit lidhur me prioritetet për arsimin parauniversitar dhe universitar, të cilat lidhen me rritjen e cilësisë në të dy nivelet.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial - Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.