Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro si ndihmë për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin ditë më parë.
“Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti”, thuhet në njoftim të Qeverisë.
Në fund të njoftimit thuhet se Kosova është e gatshme të ndihmojë Kroacinë në tejkalim të situatës së rëndë me të cilën po përballet.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro
-
Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS-it
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Qeveria ndan mjete për të prekurit nga tërmeti në Turqi e për transportimin e kufomës së argjentinases
-
Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi