Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ndan 50 mijë euro për shqiptarët në Serbi

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 50 mijë euro për të mbështetur shqiptarët në Luginë të Preshevës. Siç ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, ndarja e mjeteve është me qëllimin e përkrahjes së kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi.

Qeveria po ashtu ka emëruar bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, Ujësjellësit “Prishtina” dhe “Mitrovica”.

Për KRU “Prishtina” janë zgjedhur: Teuta Ukshini-Aliu, kryesuese dhe anëtarë Albana Berisha-Qehaja, Fadil Berisha dhe Saxhide Mustafa. Për KRU “Mitrovica” anëtarë të Bordit janë zgjedhur Kumrije Kelmendi-Aliu për kryesuese, dhe Bashkim Halabaku, Zijadin Lutolli dhe Miranda Zherka për anëtarë.

Është themeluar edhe Komisioni për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Janë miratuar edhe nismat për aplikimin për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare përfsihrë atë të Rrjetit të Instituteve dhe Shkollave të Administratës Publike në Evropën Qendrore dhe Lindore (NISPAcee), në Institutin Ndërkombëtar të Shkencave Administrative, në Asociacionin Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA) dhe si anëtare vëzhguese në Rrjetin e Administratës Publike të Bashkimit Evropian.

Qeveria ka miratuar nismën e Ministrisë së Mbrojtjes për lidhjen e Marrëveshjen për Statusin e Forcave (SOFA) me Qeverinë e Kroacisë.

Edhe Qeveria ndan 250 mijë euro për libra për nxënësit në Luginë Arbëri Qeveria ndan 250 mijë euro për libra për nxënësit në Luginë

“Kjo marrëveshja i hap rrugë dy shteteve të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja ka impakt pozitiv në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në NATO. Dëshmon gatishmërinë për bashkëpunim me partnerët e NATO-s”, ka thënë zëvendësministri Shemsi Syla.

Qeveria po ashtu ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për ndarjen e mbi 800 mijë eurove për organizimin e “Manifestas” në Prishtinë.

Është shkarkuar bordi i kompanisë së ujitjes “Drini i Bardhë”. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë në propozimin e saj se bordi i drejtorëve duhet të shkarkohet për shkak se “ishin të pasuksesshëm”.