Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite, sipas njoftimit të kësaj ministrie, ai do të ketë një varg takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme, si dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Ministri Beqaj, gjatë ditës ka vizituar “James Madison University”, ku është pritur nga presidenti i këtij universiteti, Jonathan R. Alger, në kampusin universitar Harrisonburg, njëri nga universitetet më të vlerësuara në SHBA, në veçanti për Qendrën për Ndërmarrësi, laboratorët dhe qasjen inovative në edukim.
Pas vizitës në këtë institucion edukativ amerikan dhe pas takimeve me dekanët, drejtorët e qendrave dhe profesorët e këtij universitetit, ministri Beqaj dhe udhëheqësit e këtij institucioni nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e qendrave për inovacion dhe ndërmarrësi, programe dhe konferenca të përbashkëta, për hulumtim dhe zhvillim, shkëmbim të ekspertizës, studentëve dhe vizitave të ndërsjella studimore.
“Vizita në ‘James Madison University’ dhe memorandumi që nënshkruam me presidentin Alger është hap i rëndësishëm për ndërtimin e qendrave të inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe për përfitimin nga përvoja amerikane në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë”, tha me këtë rast ministri Beqaj.
Vizita e ministrit Beqaj në SHBA do të vazhdojë me takime në Departamentin e Shtetit Amerikan, Bankën Botërore, Odën Ekonomike Amerikane. Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA, të enjten do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që mbahen në Uashington.
-
Ministri Beqaj merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit
-
Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave
-
Bytyqi: Po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi
-
Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve të diasporës me të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike
-
MeIN financon projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” në UP