Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova, me gjasa reale kësaj radhe për anëtarësim në Interpol

Serbia është zgjuar me raportime nga mediet atje se Beogradi zyrtar është duke u frikësuar se gjasat për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol, janë të mëdha.

Andaj, sipas tyre, edhe është intensifikuar fushata serbe kundër këtij anëtarësimi, raporton KTV.

Mirëpo, në Ministrinë e Jashtme të Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë këto raportime, e as të flasin nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim.

Në një përgjigje të shkurtër, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol i kontribuon vetëm paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Haxhi Shala, vlerëson se shtetet anëtare të Interpolit janë të interesuara më shumë sesa Kosova, që kjo e fundit të jetë pjesë e Interpolit.

Edhe Kosova, me gjasa reale kësaj radhe për anëtarësim në Interpol Video Kosova, me gjasa reale kësaj radhe për anëtarësim në Interpol

Ai beson se kësaj radhe, Kosova do të jetë pjesë e Interpolit.

Kurse, njohësi i sigurisë, Avni Islami, vlerëson se gjasat për pranimin e Kosovës në Interpol janë reale.

Sipas tij, nga anëtarësimi përfitojnë edhe shtetet e Interpolit, pasi vlerëson se kështu do të rritej efikasiteti në luftimin kriminalitetit.

Islami vlerëson se ka ende hapësirë për vazhdimin e lobimit te vendet anëtare, të cilat kanë dyshime për pranimin e Kosovës.

Edhe Policia gati të jetë pjesë e INTERPOL-it Arbëri Policia gati të jetë pjesë e INTERPOL-it

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor të këtij viti në Dubai, ku Kosova synon sërish të bëhet pjesë e saj.

Kosovës i duhet të sigurojë 2/3 e votave të shteteve anëtare që janë të pranishme në Asamblenë së Përgjithshme, ndërsa Interpoli ka gjithsej 190 shtete anëtare.