Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova me ambasador të akredituar në Çad

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, Ramadan Gashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Çadit, Idriss Deby Itno, me rezidencë në Dakar, Senegal, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Gashi ishte i shoqëruar nga Drejtori për Çështje Politike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku.

​Delegacioni është pritur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Mahamat Zeni Cherif dhe Drejtori i Protokollit të Shtetit, Ossodongarti Memdingangar.

Me këtë rast, Ambasadori Gashi i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale ministrit Mahamat Zeni Cherif dhe i përcolli mesazhet e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Të dy palët bashkëbiseduese prekën tema me interes të përbashkët për dy shtetet.

Në ceremonialin e dorëzimit të letrave kredenciale tek Presidenti, Ambasadori Gashi i përcolli mesazhet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, për homologun e tij të Republikës së Çadit me dëshirat për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.