Prishtinë, 11 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri.
Pasi fillimisht e ka uruar ambasadorin për detyrën e re, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, ku shumë shpejt pritet të ketë edhe jetësim të projekteve konkrete në këtë fushë.
“Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka thënë se Katari do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se shumë shpejt Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Doha dhe kjo do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Emiri i Katarit do ta vizitojë Kosovën
-
Ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzoi letrat kredenciale
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i Belgjikës, Frederic Maurice
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze