Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mauritanisë të vendosur në Itali, jorezident për Kosovën, Hamed Sidi Mohamed, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Sipas komunikatës për media nga MPJ Pacolli e uroi ambasadorin Hamed Sidi Mohamed për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezidentë i Mauritanisë në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi miqësor, kryediplomati kosovar vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.
Madje Pacolli, shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ofruar të gjitha mundësit shtetit të Mauritanisë për të hapur Ambasadën e tyre në Kosovë. Duke paraqitur kredencialet e tij, ambasadori Hamed Sidi Mohamed u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.
-
Pacolli pranon kopjet e letrave Kredenciale nga Ambasadori i Katarit, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve
-
Ambasadorja kosovare Haxhitasim i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Italisë
-
Pacolli takon ambasadorët e Quintit në Kosovë
-
Pacolli takon Palmerin
-
Pacolli pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Kroacisë