Në ceremonialin e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, i shoqëruar nga drejtori Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Lulzim Mjeku, dorëzoi letrat kredenciale, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Guinea - Bisaos, me rezidencë në Dakar, Senegal, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit Gashi, i përcolli presidentit Vaz, përshëndetjet e presidentit, qeverisë dhe popullit të Kosovës, drejtuar Shkëlqesisë së Tij, qeverisë dhe popullit të Guinesë, shprehjen e konsideratave më të larta për njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në nivel ambasadorësh.
Presidenti Vaz e falënderoi ambasadorin Gashi dhe autoritetet e shtetit të Kosovës, dhe u zotua për thellimin e marrëdhënieve me shtetet që pasqyrojnë demokracinë dhe paqen në skenën ndërkombëtare.
Presidenti Vaz dhe ambasadori Gashi u angazhuan në thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe, në fushat e interesit të përbashkët.
Diplomacia serbe, më herët kishte njoftuar se gjoja Guineja Bisao po e tërhiqte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
-
Kosova me ambasador të akredituar në Çad
-
Kosova pa ambasador edhe në Francë, lirohet nga detyra Qëndrim Gashi
-
Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit jorezident të Guineas për Kosovën
-
Pacolli në Senegal takon krerë shtetërorë të Afrikës
-
Gana me ambasadore jorezidente në Kosovë, Thaçi pranon letrat kredenciale