Në Prishtinë po mbahet punëtoria dyditore për vlerësimin, rishikimin dhe amendamentin e planit vjetor të punës të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2015-2019.
Kjo punëtori u hap nga udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Naim Muja.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, i cili njëherazi është edhe koordinator kombëtar i Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz, theksoi se trafikimi me njerëz është një temë shumë e rëndësishme.
“Luftimi i trafikimit me qenie njerëzorë është një sfide globale, ku edhe Kosova nuk bëmë përjashtim. Duhet të kemi bashkëpunim me të gjithë grupin, me qëllim që të ketë rezultat dhe t ketë trajtim më të mire për viktimat e trafikimit”, tha Radojeviq, me ç’rast falënderoi OSBE-në mbështetje të vazhdueshme kësaj Strategjie.
Gjithashtu, Radojevic theksoi përkushtimin e tij që së bashku me të gjithë partnerët të bëhet përpjekje maksimale në parandalimin, trajtimin dhe në strehimin e viktimave të trafikimit.
Ndërsa VesnaVujoviq nga misioni i OSBE-së tha se Kosova mbetet një vend i origjinës dhe transiti i viktimave të trafikimit.
Edhe
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
“Deri më tani janë identifikuar 32 viktima, që mbetet një numër i madh për një vend si Kosova”, tha ajo, duke bërë të ditur se OSBE mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për MPB-në dhe Sekretariatin e strategjive në veçanti.
Kjo punëtori është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
-
19 vajza u raportuan si viktima të trafikimit vitin e kaluar
-
Lansohet fushata “Mos hesht” - konfirmohen 15 viktima të trafikimit vetëm më 2022
-
Kurti: Institucionet do ta luftojnë pa kompromis trafikimin me qenie njerëzore
-
Qeveria premton angazhim pas raportit të DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore