Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të martën se Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit, shërben jo vetëm që të kujtohen e të nderohen viktimat e trafikimit, por më shumë për nevojën për ta çrrënjosur këtë formë të krimit anë e mbanë.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë, duhet punuar për të përmirësuar gjendjen, veçanërisht në lidhje me identifikimin pro-aktiv të viktimave, duke siguruar ndihmë e mbështetje, si dhe duke rritur ndjekjen dhe dënimin meritor të autorëve të krimit.
“Vetëm këtë vit kemi 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, prej të cilave 11 nën moshën 18 vjeçare. 11 nga viktimat janë shfrytëzuar në prostitucion të detyruar, tre për punë të detyruar dhe një për kërkim-lëmoshë”, tha kryeministri.
Ai shtoi se si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave ka emra e mbiemra, kryesisht fëmijë, vajza e djem të rinj.
Kryeministri Kurti theksoi se luftimi i këtij krimi është urgjent dhe i domosdoshëm dhe se institucionet duhet të jenë të pa kompromis në luftimin e kësaj dukurie.
Ai tha se detyrë e Qeverisë mbetet luftimi e adresimi i arsyeve kryesore të trafikimit, sikurse që janë varfëria, zhvillimi i dobët ekonomik, niveli i ulët i edukimit dhe i vetëdijes.
Edhe
Lansohet fushata “Mos hesht” - konfirmohen 15 viktima të trafikimit vetëm më 2022
“Për këtë, si Qeveri e Kosovës, kemi projekte e plane konkrete të investimit në ekonomi dhe në edukim, por edhe mbrojtje e siguri për të gjithë, e në veçanti për grupet më të cenueshme, si: fëmijët, komunitetet e margjinalizuara të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, personat LGBTQI+, migrantët, azilkërkuesit e refugjatët, të cilët janë në rrezik më të madh ndaj trafikimit”.
Kryeministri vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës në identifikimin e grupeve kriminale për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, që ka shënuar progres.
Sipas tij, që nga viti 2021 e deri më sot, për veprat penale të kësaj natyre (trafikim, mundësim dhe marrje me prostitucion etj.), janë arrestuar 353 persona të dyshuar dhe janë ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë. Kurse për periudhën e njëjtë, vetëm për trafikim me njerëz, janë arrestuar 68 persona, janë ngritur 31 kallëzime penale ndaj 80 personave të përfshirë.
-
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
-
Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri
-
Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”
-
Kurti me rastin e 8 Marsit: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë