Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, shpreson se partnerët e koalicionit do t’i tejkalojnë dallimet për sa i përket demarkacionit dhe do ta shikojnë interesin e qytetarëve për lëvizje të lirë.
Lexo edhe: Demarkacioni mbetet pezull, Komisioni e procedoi por Kryesia “s’mund” ta shqyrtojë
“Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat që të ratifikojë demarkacionin në mënyrë që të arrijë afatet kohore për liberalizimin e vizave këtë vit. Në të kundërtën, zvarritja e këtij procesi për më shumë kohë, do të komplikojë këtë proces, për faktin se në vitin 2019 Bashkimi Evropian do t`i hyjë procesit të zgjedhjeve dhe kësisoj, liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të shtyhej për një kohë të gjatë”, theksoi ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në një prononcim dhënë televizionit publik.
Ministrja Hoxha, e cila vjen nga radhët e PDK-së, është optimiste se muaji shkurt do të sjellë lëvizje konkrete në drejtim të demarkacionit, lëvizje këto që, sipas saj, do të ndikojnë direkt në procesin e liberalizimit të vizave.
-
Ministrja Hoxha: Fillon numërimi i ditëve për liberalizim të vizave
-
Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët
-
Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja
-
Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë