Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë

Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se, votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”, duke shtuar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret - tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes. Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë”, ka shkruar ajo në Facebook.