Edhe pse Kosova ka infrastrukturë ligjore që i rregullon të drejtat e grave, vendi ka ngecur në implementimin e ligjeve për trashëgimi dhe familje.
Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në punëtorinë e kampanjës informuese “Barazia gjinore në Kodin Civil” e organizuar nga kjo ministri me mbështetje Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri ka theksuar se tradita dhe zakonet janë janë ato që ndikojnë në ndarjen e trashëgimisë në shoqërisë kosovare, dhe sipas tij Kodi Civil do të krijohet një qartësi dhe nivel më të lartë të sigurisë jurike për këto çështje.
“Edhe pse ekziston një infrastrukturë e mirëfilltë ligjore e cila rregullon të drejtat e grave në trashëgimi Kosova ende ngec në implementimin të ligjit për trashëgiminë dhe ligjit për familjen. Një studim i më hershëm për studime gjinore ka theksuar se një për qindje shumë e vogël e grave kanë deklaruar se edhe pse çështja e trashëgimisë është e rregulluar me ligj në fakt janë traditat dhe zakonet ato të cilat e ndikojnë ndarjen e trashëgimisë dhe këtu privohet e drejta e tyre përderisa traditat tona kanë diskriminuar femrat ligji ekzistues mbi trashëgiminë respekton barazinë gjinore. Një ndër çështje që tenton të unifikohet përmes Kodit Civil është edhe kjo unë jam i bindur se një qartësi e normave dhe niveli më i lartë i sigurisë juridike do të arrihet mbi bazat e këtij kodi”, tha ai.
Tahiri problematik e ka konsideruar zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe shkeljen e normave që kanë të bëjnë me trashëgiminë e pronës.
Edhe
Tahiri: Kodi Civil të reflektojë qëndrime bashkëkohore
Ministri i Drejtësisë tha se e mbështet fuqishëm nevojën e aplikueshmërisë së ligjeve dhe nevojën për fuqizimin e gruas në pajtim me legjislacionin i cili njeh parimin e barazië gjinore.
Kurse, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se shpesh herë garantimin e barazisë gjinore e kemi parë vetëm në aspektin si e drejtë morale jo si e drejtë e garantuar me ligj dhe e cila duhet të zbatohet.
Jahjaga tha Kosova ende përballet me një realitet të hidhur për gratë, ndonëse ekzistojnë ligje të cilat i garantojnë të drejtat e tyre.
“Përtej kësaj ne vazhdojmë të përballemi me realitetin e hidhur kur gratë dhe vajzat përbëjnë shtresën më pak t] avancuar ekonomikisht, më pak të përfaqësuar në tavolinat vendimmarrëse, më pak prezente në bankat shkollore, me më pak mundësi në qasje në çdo fushë të jetës tonë. Një realitet ti tillë duhet të na ndërgjegjësoj të gjithëve si qytetar ashtu edhe si institucione, të ndërmarrin masa që të mos lejojmë gjysmën e shoqërisë sonë të jetë një zë më pak i dëgjuar, më pak i përfaqësuar në zhvillimin e komitetit të shoqërisë dhe mbarë vendit tonë“, tha ajo.
Sipas Jahjagës institucionet vendore përmes politikave dhe legjislacioneve përkatëse duhet të garantojnë ndryshime afatgjate që do i japin fund varfërisë dhe varshmërisë së gruas.
Finalizimi i procesit të kodifikimit të Kodit Civil sipas Jahjagës i kushton rëndësi të veçantë të drejtave të grave për trashëgimi dhe pronë , dhe nevojës së adresimit të problematikave që ballafaqohen kjo shtesë e shoqërisë.
Haxhi Gashi, përfaqësues i projektit ë Kodit Civil tha se struktura e këtij kodi do përfshijë ligjet që janë bazë e të drejtave civile.
Edhe
Ministri Tahiri i bindur se Kodi Civil do të ndikojë edhe në sistemin gjyqësor
“Struktura e këtij kodi do të jetë pjesa e përgjithshme që nuk ka qenë deri më tani pra parime të përgjithshme e kemi pjesën e detyrimeve , kontratave, ligjin e pronësisë, ligjin e familjes dhe ligjin e trashëgimisë pra janë baza e të drejtave civile normalisht që do të ketë edhe ligje të veçanta por kjo është shtylla kryesore e këtyre të drejtave civile “, tha ai.
Sipas Gashit kodifikimi kontribuon në që t’i harmonizoj ligjet mes vete duke i zvogëluar keqinterpretimet mes ligjeve.