Mbi 18.3 për qind më e lartë është vlera e deficitit tregtar në muajin korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në mungesë të prodhimit Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 309 milionë eurosh apo 12.3 për qind më shumë se në korrikun e vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuar të premten, këtë vit ka pasur rënie të eksportit për 25 për qind, ku u eksportuan vetëm 28.7 milionë euro.
Në raportin e publikuar thuhet se deficiti tregtar në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 280.2 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 236.9 milionë eurosh në vitin 2017. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 9.3 për qind.
Importi kryesor i Kosovës është nga vendet e Bashkimit Evropian. Gjatë korrikut Kosova importoi mallra në vlerë prej 126.6 milionë eurosh apo 41.0 për qind të importit të përgjithshëm, gjë e cila ka shënuar një rritje prej 6.7 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)