Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje në Tiranë, të cilën kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, e ka quajtur historike.
Ajo ka të bëjë me bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë, përmes së cilës synohet zhvillimi i një politike të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacolli tha se Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare.
“Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb”, deklaroi Pacolli, raporton Koha.net.
Ai tha se i është mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj “që së bashku kemi marrë këtë hap të madh”.
“Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar”, përfundoi Pacolli.