Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Shqipëria bashkë për mbrojtjen e ambientit

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur në takim zyrtar në Tiranë nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy ministrive, njofton kumtesa e ministrisë, transmeton Koha.net.

Matoshi prezantoi veprimet e tij dhe iniciativën e fundit për pastrimin e Kosovës 15 shtator - 15 dhjetor.

Nga ana tjetër Klosi, pasi përgëzoi Matoshin për angazhimin e tij në mbrojtjen e mjedisit, shprehu gatishmërinë e tij për realizimin e projekteve të përbashkëta, siç parashihen edhe në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.

Në fund të dy ministrat u pajtuan që të zhvillojnë një aksion të përbashkët në Kosovë me 15 shtator, në ditën e parë të aksionit 3 mujor për pastrimin e Kosovës.