Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova e Re”: Rryma më e shtrenjtë, shteti në borxh, biznes i keq

Historike u quajt marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili do të ketë për bazë thëngjillin.

Qeveria e re, e cila përfundoi kontratën miliardëshe për një kohë rekorde, brenda tre muajve të qeverisjes, mori meritat për finalizimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Së fundi ajo bëri edhe publike kontratën me kompaninë amerikane “Contour Global”, duke e quajtur sukses që për herë të parë, një projekt me këso përmasash po bëhet në mënyrë transparente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, me t’u publikuar, kritika të shumta u hodhën ndaj kontratës së nënshkruar. Transparenca u quajt jopërmbajtjesore nga ekspertë prej shoqërisë civile, pasi eliminoi diskutimin paraprak dhe u hap për publikun vetëm pasi ishin hedhur firmat mbi dokumentet të cilat e fusnin Kosovën në obligime të mëdha kontraktuale.

Marrëveshja po ashtu u quajt e pafavorshme për Kosovën. Kontrata obligon që, përmes një ndërmarrjeje publike që do të krijohet, Kosova ta blejë gjithë energjinë e prodhuar nga termocentrali “Kosova e Re” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)