Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune, ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, shkëlqesinë e tij Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në kuadër të këtij takimi Ambasadori Al Marri u informua për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që Kosova e çmon jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me shtetin e Katarit.
“Me ketë rast, ministri po ashtu e njoftoi për takimin që ka zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin”, thuhet në komunikatë.
Ambasadorin Al Marri u njoftua edhe për planin që ka ministri për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurohet Ambasada e Kosovës, si dhe do të zhvillohen takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Kurti në Francë për takim me Macronin