Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova do të përfitojë nga përvoja bullgare

Kosova dhe Bullgaria kanë shumë mundësi bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, në veçanti në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe në procesit e integrimit.

Kështu deklaroi sot ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë një takimi në Sofje me ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, organizimin rajonal të asociacioneve të strat-upeve dhe në procesin e integrimit evropian, transmeton kp.

Beqaj tha se vendi ynë në procesin e integrimeve mund të përfitojë nga përvoja bullgare.

Ai e ka informuar ministrin Emil Karanikolov për mundësitë dhe potencialin Kosovës, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe shkathtësitë e të rinjve dhe të rejave të Kosovës, në përdorim të teknologjisë në të mirë të zhvillimit ekonomik.

Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë u shpreh i gatshëm për të vazhduar dhe për ta thelluar bashkëpunimin në mes të dy qeverive, në veçanti në fushën e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Të dy ministrat u pajtuan për vazhdimi dhe thellim të bashkëpunimit ndër shtetëror në aspekte të zhvillimit ekonomik rajonal, në vazhdim të lidhjeve të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Artikuj të ngjashëm