Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Turqia synojnë avancimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike të enjten me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, kanë thënë se synojnë t’i avancojnë më tej marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kurti e uroi ministrin turk për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re “duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë”.

“U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sipas njoftimit, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët.

“Kryeministri i uroi suksese në detyrën e re Fidan dhe e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë. Turqia është vend mik e partner i Republikës së Kosovës e cila është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Janë përmendur edh dronët Bayraktar TB-2, të cilët Kurti i ka prezantuar më herët e që u blenë nga Turqia. Megjithatë, për përdorimin e tyre, KFOR-i ka thënë së pari duhet kërkuar leje nga ta.