Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtorë, sot ka filluar vizitën dy ditore në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë
Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.
Sipas kumtesës për media, në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.
“Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale. Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti”, thuhet në njoftim.
Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira, të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor,
-
Memorandum bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni për luftimin e ekonomisë jo-formale
-
Zyrtarë nga Uganda në ATK
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
Marrëveshja mes ATK-së e BKS-së synon shmangien e mashtrimeve
-
ATK-ja dhe Dogana të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale