Administrata Tatimore e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtor Ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku.
Në një njoftim të ATK-së thuhet se ’qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është shkëmbimi i të dhënave në mes ATK-së dhe BKS-së në kohë reale për entitetet juridike në Republikën e Kosovës, ky shkëmbim i të dhënave mundëson përmirësimin e ciklit të regjistrimit të mjeteve motorike në Kosovë, si dhe shmangien e rasteve të mashtrimit dhe realizimin e procedurave të dëmshpërblimit të palëve të dëmtuara në kohën dhe në masën e duhur, për të cilat veprime dhe procedura BKS është bartëse zyrtare”.
BKS-ja përmes kësaj marrëveshje obligohet që të gjitha detajet që lidhen me sigurimet e ndryshme, sipas kategorizimit të tyre, si dhe kompensimet e dëmeve për personat fizik dhe juridik t’i ndajë në mënyrë elektronike me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në specifikacionet e kërkuar nga kjo e fundit.
Më tutje në njoftim thuhet se ‘BKS-ja gjithashtu duhet të ofrojë dhënat për provizionet teknike, provizionet e arkëtueshme, rezervat, të hyrat nga primet e sigurimeve, ri-sigurimeve, primeve të fituara, përfshirë numrin e veturave siguruara dhe atyre jo siguruara nga qytetaret dhe bizneset. Sipas kushteve të parapara në marrëveshje të gjitha të dhënat, informacionet dhe dokumentet zyrtare, të cilat vihen në dispozicion nga palët nënshkruese do të përdoren vetëm për qëllime të aktiviteteve zyrtare”
-
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë Memorandum për tregjet financiare
-
Në pranga 39 të dyshuar për dëmin mbi 1 milion euro që iu shkaktua Byrosë së Sigurimeve
-
BQK-ja ndryshon rregullat, ulje sigurimi për ngasësit pa aksidente
-
ATK-ja u bën thirrje taksive të pajisjen me sisteme fiskale
-
Ambasadori britanik i dhuron ATK-së dron dhe pajisje tjera profesionale