Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim një delegacion nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës.
“Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe praktikave nga ATK-ja, në fushën e përmirësimit të performancës së administratës tatimore. Ky delegacion kryesisht është i fokusuar në organizmin e përgjithshëm të Administratës Tatimore, zhvillimet në menaxhimin e proceseve të përmbushjes tatimore, fushën e teknologjisë informative-sistemit elektronik EDI, si dhe aplikacioneve të tjera të këtij sistemi, i cili është vlerësuar mjaft mirë nga raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë nga ATK.
Delegacioni nga Uganda do të qëndrojë në Kosovë-konkretisht në ATK për disa ditë, ku do të kenë një agjendë me takime në departamentet e fushave me interes.
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
Të hyrat e ATK-së u rritën për 14 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro
-
Në Mitrovicë të Veriut vendoset gurthemeli për objektin e ATK-së
-
Zv.ndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje vjen në Kosovë - siguria çështje diskutimi