Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dërgon ekipe shpëtimi në Shqipëri

Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të shirave të pandërprera dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet nga vërshimet.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kosova ka vendosur t’i ofrojë ndihmë përmes ekipeve të shpëtimit, transmeton Koha.net.

“Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent/Ministria e Punëve të Brendshme, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së me miratimin paraprak të Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vendosur që nesër, 2 dhjetor në ora 06:00 ekipet në fjalë të nisen për në destinacion”, thuhet në komunikatë.

Më tutj thuhet se ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësorë dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda Kosovës.

Artikuj të ngjashëm