Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve të Kosovës kanë arritur në Shqipëri, saktësisht në Qarkun e Kukësit.
Sveçla ka thënë se pas përkeqësimit të situatës me zjarre ka mobilizuar ekipet e zjarrfikësve për t’i dërguar në Shqipëri.
“Republika e Shqipërisë po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë. Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme. Prandaj, sot si Ministër i MPB-së, kam kërkuar një mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve. Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave. Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
-
Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria vizitojnë pikëkalimin kufitar në Vermicë
-
Sveçla paralajmëron kapjen e kriminelëve që kanë sulmuar Policinë e Kosovës
-
FSK-ja dhe zjarrfikësit kthehen në Kosovë pas ndihmës në Shqipëri
-
Sveçla: Kosova ka mungesa në repartin e intervenimit emergjent
-
FSK-ja mbërrin në Kalimash, e gatshme për reagim ndaj zjarreve