Arbëri

FSK-ja mbërrin në Kalimash, e gatshme për reagim ndaj zjarreve

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Seferi Isufi, ka deklaruar se ka mbërritur kontingjenti i FSK-së në afërsi të Kalimashit, ku janë shkaktuar zjarre të mëdha.

Isufi deklaroi në Interaktiv të KTV-së se janë marrë masat për ngritjen e aftësive operacionale për reagim, dhe është formuar task-forca e FSK-së.

“Është formuar task-forca për veprim, në kuadër të FSK-së për mbështetje të trupave shqiptare, për lokalizimin dhe sanimin e pasojave të shpërthimit të zjarreve në veri të Shqipërisë. Sipas një analize që kemi bërë, kemi nis një kontingjent të specializuar, nga njësitet e FSK-së, që janë të gatshëm të realizojnë një ekip, kemi një kontingjentit të personelit dhe pajisjeve”, deklaroi Isufi.

Shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes deklaroi se gjithçka është kryer në koordinim me ministrin e kësaj ministrie, Armend Mehaj.