Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dërgon pajisje për nevoja emergjente në Shqipëri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dërgon ndihmë me pajisje për vërshime në Republikën e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e kësaj Agjencie.

Dërgimi i pajisjeve është bërë në bazë të kërkesës që ka dërguar Drejtoria e Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujëra sipërfaqësore.

Në kuadër të ndihmës do të ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do t’u jepen njësive të kërkim-shpëtimit në ujëra sipërfaqësor, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e MPB-së do të jetë e gatshme për të dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë edhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerjen e detyrave si brenda territorit të Republikës së Kosovës, po edhe në ndihmë shteteve të rajonit.