Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova alarmohet për cenim të sigurisë

Shteti ndodhet në alarm. Rrezikun nga cenimi i sigurisë është duke u ndier nga autoritetet më të larta të Kosovës, prandaj kanë mobilizuar gjithë aparatin që demonstron forcën.

Burime të gazetës kanë treguar të enjten se, nga kjo ditë, të gjithë pjesëtarëve të policisë u janë ndërprerë pushimet dhe se orari i punës u është bërë 12-orësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, gjatë ditës ushtrime për të përballuar trazirat kanë bërë misioni ushtarak i Kombeve të Bashkuara (KFOR), misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK). Po këtë ditë, kryeministri Isa Mustafa e ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Arsyet për këtë mobilizim nuk janë dhënë nga institucionet. Por, burime të gazetës kanë thënë se masat janë ndërmarrë për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.