Pas reagimit të ashpër të Ambasadës Britanike në Kosovë në lidhje me emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, njëjtë ka vepruar edhe Ambasada e SHBA-së.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter tha se është “i zhgënjyer” me dështimin e Kuvendit për të emëruar kuadro profesionale në udhëheqjen e Agjencisë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës.
“Deputetët kanë dëshmuar se vlerësojnë më shumë nepotizmin sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, tha Kosnett.
Agree with @UKinKosovo. Deeply disappointed in #Kosovo Assembly’s refusal to appoint professional leadership to the Kosovo Property Comparison & Verification Agency. MPs demonstrated they value cronyism more than the property rights of Kosovo citizens. https://t.co/i6BTXHKjc2
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 6, 2019
Agjencia Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KPCVA) të zgjidhë dallimet dhe mospajtueshmëritë në mes të dokumenteve të cilat i ka marrë Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, atë komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.
-
Kosnett e O’Connell të ashpër ndaj mbetjes në detyrë të Shalës në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës
-
Oda Amerikane: Kuvendi duhej vlerësuar profesionalizmin dhe jo lidhjet politike në zgjedhjen e kreut të Agjencisë e Pronës
-
Veseli pas dorëheqjes se SHBA-së nga bordi i Agjencisë së Pronës: Duhet të alarmohemi të gjithë
-
O’Connell: Nepotizmi, korrupsioni e kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën
-
Edhe Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës