Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ka deklaruar se me gjithë presionet që i kanë bërë, Serbia po vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), shkruan sot Koha Ditore.
Ai në një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rajonal, ka thënë se Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të zgjidhet ky problem, por se rezultate nuk janë parë.
Sipas tij, arsye që Serbia ka dhënë për bllokadën është moslejimi nga institucionet e Kosovës, i vendosjes së furnizuesve elektrikë në pjesën veriore të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Moszbatimi i marrëveshjeve për energji nga Serbia mban peng KOSTT-in
-
Deputetët kërkojnë zhbllokimin e rrjetit energjetik nga Serbia
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
-
Palokaj: Serbia bën mirë të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KE ose të heshtë
-
Kuçi: Serbia po shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë duke bllokuar linjat transmetuese