Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Serbia bën mirë të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KE ose të heshtë

augustin palokaj, negociatat, dialogu

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se për asnjë prej temave që Kosova dhe Serbia kanë diskutuar, nuk kanë arritur të dakordohen.

Ai deklaroi të mërkurën në “Sonte me Rronin” në KTV, se ka pasur përpjekje për marrëveshje rreth targave, energjisë elektrike dhe asociacionit, por që kanë dështuar.

Palokaj foli edhe për mundësinë e aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës, dhe tha se Serbia për këtë është në situatë të palakmueshme.

“Do të ishte më mirë ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës ose të mos përfshihej. Ky ishte takimi i parë që Scholz e pati me dy liderë të Ballkanit Perëndimor. Prej kur ka ardhur nuk ka pasur takime të nivelit të tillë”, tha ai.

Thirrjet për aplikim të Kosovës për anëtarësim në KE janë shtuar kohët e fundit pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion.

Palokaj foli edhe për dialogun në nivel të liderëve të shteteve.

Edhe Palokaj: BE-ja me qëndrime hipokrite ndaj Serbisë Arbëri Palokaj: BE-ja me qëndrime hipokrite ndaj Serbisë

“Në Bruksel nuk mund të ketë takime mes Kurtit dhe Vuçiqit derisa të mos ketë sinjale të qarta për marrëveshje. Këtë e ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Takimi i fundit ka ndodhur para 1 viti. Sipas BE-së, ka qenë më tepër monolog sesa përpjekje për marrëveshje. Për të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ishte i mirëseardhur takimi në Gjermani, si atmosferë për arritjen e marrëveshjes”, tha Palokaj.

Sipas korrespodentit të KOHËS, Kosova mori lëvdata nga përfaqësues të BE-së për qëndrimet në politiken e jashtme.

“Këto janë qëndrime të politikës së Kosovës, nuk janë për t’ia bërë qejfin dikujt. Ishte mbështetja e Gjermanisë për Kosovën. Serbisë iu dërgua porosia që të përshtatet edhe me politikën e BE-së”, tha tutje ai.