Emra konfidencialë i ka quajtur “ekspertët” që e hartuan testin e diturisë koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeveri, Rexhep Hoti.
Ai në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim, ku ka qenë i ftuar të hënën bashkë me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për të folur lidhur me këtë garë të organizuar më 11 maj, ka refuzuar t’ ju përgjigjet deputetëve se kush i hartoi testet të cilat u kritikuan për gabime përmbajtjesore e teknike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gara e diturisë është realizuar në kuadër të programit nacional për rininë që është miratuar nga Qeveria dhe udhëhiqet nga Rexhep Hoti. Për realizimin e këtij programi Qeveria këtë vit i ka ndarë 1 milion euro.
Hoti gjatë mbledhjes së komisionit iu ka shmangur një pjese të madhe të pyetjeve që ia kanë drejtuar anëtarët e komisionit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rexhep Hoti thotë se 70 mijë eurot që ia ndau Haradinaj u shfrytëzuan për t’i shpërblyer nxënësit
-
Zvarritet ndarja e shpërblimeve për nxënësit fitues të programit nacional për rini
-
Koordinatori thotë se do të kërkojnë më shumë buxhet për garat e ardhshme
-
Kërkohet shkarkimi i koordinatorit nacional Rexhep Hotit
-
Gara e dështuar e diturisë