Drejtoria e Shëndetësisë e Klinës, së bashku me stafin profesional të Qendrës kryesore të mjekësisë familjare “Nënë Tereza”, kanë nisur realizimin e projektit të vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat fillore të Klinës.
Ky projekt, siç tregon drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, realizohet më qëllim të promovimit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve dhe aspekteve analitike të shëndetit publik për nxënësit e kësaj komune.
“Projekti është i Drejtorisë së Shëndetësisë, me mbështetje të kryetarit të Komunës. E kemi bërë si projekt edhe me formularët se çka duam të marrim si informacion në aspektin shëndetësor të nxënësit, duke filluar edhe nga sëmundjet orale, që në kontrollimet e para po shihet rritje e madhe e sëmundjes së dhëmbëve nga kariesi, që është goxha shqetësuese. Pastaj kontrollimet për sëmundjet e mundshme të lëkurës, ndonjë patologji, shputat e këmbëve, pra janë edhe informacione bazike shumë të mira që do të na duhen edhe për planifikimet e drejtorisë në të ardhmen”, thotë Sejdiu./I.O.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kontrollim sistematik mjekësor i nxënësve të klasave I-V në Klinë
-
QKMF-ja nis vizitat sistematike shëndetësore për filloristët
-
Me rinisjen e vizitave mjekësore, Prizreni synon të krijojë pasqyrë më reale për shëndetin e nxënësve
-
Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore
-
Projekti i vizitave në shkolla të Shtimes identifikon dhjetëra fëmijë me probleme shëndetësore