Dërgimin e trupave kroate në Kosovë, presidenti i Kroacicë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur detyrim ndaj paqes. Ai e ka përcjellë kontingjentin e 42-të kroat që do t’i bashkohen misionit të KFOR-it për disa muaj.
“Është parandalim i konfliktit dhe mbrojtje e situatës aktuale, imponim i paqes për ata që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe promovuar paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, ka thënë ai para ushtarëve që do t’i bashkëngjiten KFOR-it.
E, gjeneralkolonel Tihomir Kundid ka thënë se Kroacia do të marrë pjesë në misione të tilla gjithmonë, teksa shtoi se Kroacia ka interes të marrë pjesë edhe në ruajtjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë, raportoi "Index.hr"
“Nëse mund të jemi në Kosovë, nëse qytetarët e saj na pranojnë atje, atëherë mund të jemi edhe në një shtet fqinj. Nëse Turqia dhe Austria, që nuk janë anëtare të NATO-s, mund të jenë, atëherë edhe Kroacia mund të jetë”, ka theksuar ai.
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
NATO-ja e vendosur ta mbrojë Kosovën