Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontesti rreth pronës në familjen Berisha të Suharekës ende pa epilog

Ka mbërritur në fund kontesti pronësor i Shyhrete Berishës kundër familjarëve të burrit të saj të ndjerë. Seanca e fundit, kur pritej të jepeshin fjalët përfundimtare, nuk ka kaluar pa tensione. Në mungesë të avokates Shemsije Sheholli, dhe të të mbrojturit të saj, Arben Berisha, avokatja e Xhelal Berishës, Shpresa Berisha- Rexhepi, ka kërkuar shtyrjen e seancës, transmeton KTV.

Një kërkesë të tillë nuk e mori parasysh gjyqtari Shaban Zeqiraj dhe duke ia rikujtuar asaj se edhe seancën e kaluar e ka braktisur seancën, madje i ka quajtur të painteresuar, ndërsa ka pasuar një përplasje verbale mes tyre. Pasi avokatja Berisha-Rexhepi lëshoi sallën, avokati i Shyhrete Berishës në fjalën e tij ka kërkuar nga gjyqtari Zeqiraj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për nenin 13 të Ligjit për Trashëgiminë. Në të kundërtën, ai ka kërkuar të aprovohet kërkesë-padia e Shyhrete Berishës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykatës i mbetet të vendosë nëse Shyhrete Berisha do të gëzojë të drejtën e trashëgimisë në shtëpinë ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj.