Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli s’e konsideron prioritet rastin e kontestit pronësor të Shyhrete Berishës

Gjykata e Apelit do të vendosë për një prej kontesteve pronësore më të njohura në vend.

Rasti i Shyhrete Berishës kundër Arben e Xhelal Berishës, ka mbërritur në këtë Gjykatë, pas ankesës që të paditurit kanë paraqitur në fillim të nëntorit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren - Dega në Suharekë, kishte konstatuar se Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë, si dhe gjysma e dy ngastrave kadastrale.

Si rezultat i numrit të madh të lëndëve, Gjykata e Apelit ende nuk ia ka caktuar këtë lëndë ndonjërit prej gjyqtarëve të saj.

KTV-ja ka kontaktuar me njërin prej të paditurve, Xhelal Berishën, por i njëjti nuk është përgjigjur, ndërsa më vonë, avokatja e tij Shpresa Rexhepi, interesimin e KTV-së për këtë rast, e ka konsideruar si presion mbi organet e drejtësisë.

Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, aktgjykimin lidhur me këtë rast për të cilin në vazhdimësi ka raportuar KTV-ja, e ka nxjerrë në muajin maj.

Berisha, një prej të mbijetuarve të masakrës ndaj familjes Berisha, ballafaqohet me procedura ligjore të paktën që nga viti 2000, kur nuk i ishte lejuar hyrja në shtëpi.