Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu ka thënë Gjykata Themelore e Prizrenit - Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.
Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u është lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës, t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoka konkluduar se Shyhrete Berisha ishte diskriminuar në dy raste kur ishte vendosur për këtë pronë, njëherë me aktvendimin në procedurë jokontestuese të Gjykatës komunale në Suharekë, të nëntorit të vitit 2001, e më pas edhe me aktgjykimin e atëherë Gjykatës së Qarkut të Prizrenit.
Asaj, nga të paditurit, në nëntor të vitit 2014, i ishte ofruar një marrëveshje katërpikëshe për kthimin te familja Berisha, një banesë në Suharekë ose shumën në të holla të vlerës së saj dhe shfrytëzimin e katit 2 e 3 të shtëpisë që kontestohej.
Shyhrete Berisha, në vitin 2013 kishte paditur Arben e Xhelal Berishën për t’iu njohur e drejta pronësisë në shtëpinë ku kishte jetuar deri më 26 mars të vitit 1999.
Ajo është një prej të mbijetuarave të masakrës serbe ndaj familjes Berisha.