Pas dhjetëra seancave të mbajtura, rasti i Shyhrete Berishës nga Suhareka po shkon drejt fundit, raporton KTV.
Në seancën, ku mungoi Shyhrete Berisha, por edhe avokatja Shemsie Sheholli, pala e paditur është larguar nga salla.
I pari u largua Arben Berisha, i cili erdhi në gjykatë në mungesë të avokates. Të njëjtën gjë e bëri edhe avokatja e Xhelal Berishës, Shpresa Berisha. Mirëpo, kjo nuk e pengoi gjyqtarin Shaban Zeqiraj që të vazhdojë seancën. Pas administrimit të provave, u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet fjala përfundimtare, të mbahet më 18 maj.
Avokati i Shyhrete Berishës, Naim Çelaj, ka thënë se pala e paditur me qëllim ka zvarritur procesin, derisa shpreson që drejtësia të vendosë në favor të klientes së tij. Që nga viti 2001, Shyhrete Berisha është duke kërkuar të drejtën e saj për trashëgimi në shtëpinë, ku jetoi deri në mars të vitit 1999.
-
Kontesti rreth pronës në familjen Berisha të Suharekës ende pa epilog
-
Dështon seanca ndaj Shyhrete Berishës, rast për ndryshimin e Ligjit mbi trashëgiminë
-
Shyhrete Berishës i njihet e drejta e pronësisë së shtëpisë
-
Beteja dydekadëshe e Shyhrete Berishës për trashëgiminë mbetet pa epilog
-
I jepet një javë afat Shyhrete Berishës për ta precizuar padinë mbi pronësinë