Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë.
Me këtë vendi nuk ka shkuar në bllokadë institucionale, ndonëse ende nuk ka marrëveshje politike mes subjekteve për sigurimin e shumicës paralamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimmarrja e sotme e obligon presidentin e Kosovës që të nisë bisedat me partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e ekzekutivit, transmeton Koha.net.
Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Lexo edhe: Pas Konjufcës kryetar, zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit