8 perditesime
16:14

Pas Konjufcës kryetar, zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit

Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi kanë marrë 104 vota për t’u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.


16:20-Zgjidhen edhe dy nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve

Slavko Simiq dhe Fikrim Damka janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve.

Zgjedhja e tyre është bërë me 92 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime.

16:07

Konjufca votohet për kryetar të Kuvendit me 75 vota për

Me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.

16:03

Glauk Konjofca propozohet për kryetar të Kuvendit

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje është propozuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Propozimin e tij e ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Të pranishëm në sallë janë 111 deputetë.

16:01

Betohen deputetët e Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës

Janë betuar 111 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës.

Me përfundimin e betimit të Kuvendit është përmbyllur pika e dytë e rendit të ditës të Seancës Konstituive.

15:32

Kuvendi shkon në pauzë

Pasi është formuar komisioni verifikues i përbërë nga anëtarët e të gjitha partive, Kuvendi shkoi në pauzë 15 minutëshe.

Kuvendi shkoi në pauzë derisa të bëhet verifikimi i anëtarëve, transmeton Koha.net.

Ata kthehen pas 15 minutash për ta dhënë vlerësimin.

15:13

Nis seanca konstituive

Ka nisur zyrtarisht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seancën po e drejton deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Jahja Koka nga Vetëvendosja, e gjithashtu nga Fjolla Ujkani deputetja më e re, po ashtu nga kjo parti, transmeton Koha.net.

Në seancë, secila parti ka nisur të propozojë anëtarët e komisionit verifikues.

Sipas Kokës, në sallë janë të pranishëm 111 deputetë, të mjaftueshëm për të proceduar vendimet.

15:03

Haradinaj: VV-ja është përgjegjëse për ta konstituuar Kuvendin

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur edhe deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Para mediave ka folur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr. Ai rikonfirmoi se nuk do të jetë deputet, por i pranishëm është vetën për t'i shoqëruar kolegët e tij.

Ai tha se Vetëvendosja sot duhet ta konstituojë Kuvendin, transmeton Koha.net.

Ai tha se gjithçka sot është në përgjegjësinë e VV-së.


Në parlament kanë mbërritur dhe janë nënshkruar edhe deputetët e Partisë Demokratike.

14:50

Nisin të nënshkruhen deputetët e rinj

Në seancën konstituive kanë nisur të nënshkruhen deputetët e rinj.

Të parët, janë parë duke u nënshkruar ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e LDK-së, ishin të parët që u futën në Kuvend.

Në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisë pas pak seanca konstituive, janë edhe dy deputetët e komuniteteve jo shumicë, Etem Arifi e Veton Berisha, raporton Koha Ditore.

14:32

Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.

Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja, raporton KTV.

Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.