I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.
Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.
Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.
{gallery}