Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konsiderohet se shkarkimi i Qeverisë Kurti në pandemi ka krijuar krizë në Kosovë

Sot është mbajtur diskutimi politik me temën “Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë”.

Delfinë Elshani nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka thënë se shkarkimi i qeverisë Kurti gjatë pandemisë në kohë krize krijoi një gjendje jo stabile.

Ajo ka thënë se kriza kushtetuese gjatë pandemisë u zgjedh me dy vendime.

Vendimi i parë sipas saj ishte i majit të vitit 2020, ndërkaq vendimi i dytë ishte i dhjetorit të vitit 2020.

“Kriza ekonomike dhe kriza shëndetësore kanë pasur ndikim në zhvillimin e organizatave. Shumë organizata dhe media janë detyruar të largojnë punëtorë nga puna dhe janë detyruar të punojnë me fonde”, ka thënë ajo.

Gjyljeta Mushkolaj nga Universiteti i Prishtinës ka thënë se pandemia ishte një krizë ndërkombëtare, krizë e tillë e cila e ka ndaluar botën që të zhvillohet.

Edhe Palokaj: Kosova po humb shumë edhe për shkak të krizave politike Arbëri Palokaj: Kosova po humb shumë edhe për shkak të krizave politike

“Kosovën kjo krizë globale e kishte gjetur në krizë politike. Kushtetuta është ajo që ka parandaluar që krizat politike ta shembin vendin. Ne megjithatë kemi pasur sukses që të mos shndërrohemi në një vend të tillë. Ato që janë goditur së pari është ekonomia dhe arsimi”, ka thënë ajo.

Fatmire Kollçaku deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se vendi po ballafaqohet me një krizë tjetër që po merr përmasa botërore.

“Në anën tjetër situata në të cilën jemi ndodhur kur janë paraqitur rastet e para nuk kemi pasur njohuri për të. E në krizën botërore të tashme dihet agresori. 2 javë para se me pas rastin e parë në Kosovë, masat janë ndërmarrë. Është e pakuptimtë se si është e mundur që spektri politik të mos ketë unitet në një krizë të tillë”, ka thënë ajo.