Ka dy vjet e më shumë që klima shoqërore dhe komunikimi publik në Kosovë, vuajnë nga një antagonizëm i thellë dhe komunikim i tensionuar, që po ndikojnë negativisht në rendin e kohezionit social në Kosovë. Në këtë drejtim, kriza thellohet veçanërisht për vendet e vogla, ngase pakësohen mundësitë e gjetjes së motivit të përbashkët shoqëror, që do të ndikonte në mobilizim të ri social dhe rigjetjes së harmonisë publike
Përderisa agonia e krizës politike dhe institucionale në Kosovë vazhdon, dhe ende nuk po gjendet ndonjë rrugëdalje konkrete që do të çonte drejt konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja në Kosovë, pasojat sociale për shoqërinë kosovare po rriten vazhdimisht, në këtë proces sa të panevojshëm, aq edhe të dëmshëm për Kosovën, si në nivel shoqëror, por edhe sa i përket vetë idesë së shtetit. Nga pushteti aktual – pozita e tanishme, por pa përjashtuar edhe opozitën në disa aspekte, vazhdojnë tendencat prolonguese sa i përket konstituimit të institucioneve të reja. Vetë prolongimi i gjendjeve, situatave dhe punëve është humbje specifike shumëdimensionale sidomos kur është fjala për jetën politike dhe institucionale. Si dhe kur merret parasysh fakti se Kosova ende nuk e ka përmbyllur fazën e njohjes ndërkombëtare nga një pjesë e shteteve, ndërsa në këtë dimension prolongimi dhe mospasja e institucioneve me bazë kushtetuese dhe respektuese ndaj ligjit, përveçse stagnim, paraqet edhe humbje kolosale për etablimin shtetëror të Kosovës në arenën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare apo diplomacisë, sepse skepticizmi i një pjese të vendeve që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, mund të marrë hov përparësi, në sferën e komunikimit diplomatik ndërkombëtar, dhe kjo do të përbënte një dëm jashtëzakonisht të madh për Kosovën.
Në këtë rrafsh, humbja është reale edhe nga aspekti dhe konteksti shoqëror, ngase mungesat institucionale në momente kruciale, mund të kenë efekte të dëmshme afatgjate në rrafshin social, disa prej të cilave kanë filluar të vërehen çdo ditë e më shumë.
Në këtë proces të vështirë politik që po kalon Kosova vërehet edhe mungesa e vullnetit politik dhe vendimmarrës për zgjidhjen e bllokadës politike nga ana e aktorëve kryesorë të skenës politike kosovare. Kjo mungesë specifike, thyen motivin dhe shpresën qytetare në vend, e për më tepër dëmton kohezionin social duke shtuar antagonizmat dhe polarizimin shoqëror. Një problematikë tjetër gati që tre vjet, kanë qenë shkeljet e vazhdueshme të afateve kushtetuese dhe ligjeve nga ana e vetë të përzgjedhurve të popullit. Ky aspekt jashtëzakonisht i dëmshëm mund ta dëmtojë besimin e qytetarëve në rendin konstitucional dhe ligjor të Kosovës, duke i bërë të besojnë se në këtë vend nuk qenka e rëndësishme përgjegjësia që bartin anëtarët e një shoqërie para ligjit. Më pastaj alternativat qytetare ndaj këtij mosbesimi, priren gjithnjë në gjetjen e drejtimeve tjera, dhe mundësive të tjera, që mund të lidhen kryesisht me emigrim, apo fatkeqësisht, rrugë të tjera të rrezikshme të radikalizimit politik, por edhe religjioz, dhe kjo e fundit përbën kërcënim serioz për Kosovën. Rënia e numrit të banorëve në Kosovë, përbën një problem demografik social, ngase dëshmon qartë se ky aspekt ndikohet edhe nga realiteti i krizave të vazhdueshme politike në Kosovë, dhe nuk është specifikisht vetëm aspekt i emigrimit për shkaqe ekonomike, porse edhe humbje graduale e besimit dhe shpresës në funksionimin shtetëror dhe institucional.
Po ashtu ka kohë që si pasojë e problemeve të lartcekura, shoqëria kosovare po e humbet konkurrueshmërinë ndërsociale, edhe për faktin se në momentin kur sferën publike e dominon në masë të madhe komunikimi politik, sfera kulturore, artistike dhe intelektuale, apo edhe zhvillimi ekonomik, mbeten në plan të dytë ose të tretë, dhe kjo për shoqërinë kosovare përbën një humbje reale në drejtim të konsolidimit dhe avancimit të përgjithshëm shoqëror, ngase sistemi i vlerave fillon të dobësohet edhe më tutje. Dhe shprehja intelektuale humbet relevancën e vet.
Ka dy vjet e më shumë që klima shoqërore dhe komunikimi publik në Kosovë, vuajnë nga një antagonizëm i thellë dhe komunikim i tensionuar, që po ndikojnë negativisht në rendin e kohezionit social në Kosovë. Në këtë drejtim, kriza thellohet veçanërisht për vendet e vogla, ngase pakësohen mundësitë e gjetjes së motivit të përbashkët shoqëror, që do të ndikonte në mobilizim të ri social dhe rigjetjes së harmonisë publike, tejet të nevojshme për funksionim normal brenda një shoqërie.
Edhe
Bllokada institucionale: zhbërja e botës së përbashkët
Një aspekt tjetër kritik që po shquan rendin social dhe organizativ në Kosovë, përbën fakti, se te qytetarët e Kosovës, çdoherë e më shumë po zbehet botëkuptimi mbi idenë e institucionit dhe funksionimit institucional, ndërsa pavetëdijshëm, po fuqizohet botëkuptimi dhe bindja e mbivendosjes së mekanizmave tjerë, që lidhen me partinë apo liderin politik. Në raste të tilla, kur pushteti koncentrohet te një subjekt politik, apo te një individ, prirjet janë të natyrshme për centralizim edhe në fusha të tjera, në faza të tjera kohore, sidomos në sferën e ekonomisë, fillimisht me tendencat në rritje të pasigurisë për bizneset, e deri te mbylljet e mundshme nga ana e vetë bizneseve për shkak të mosqarkullimit të mjaftueshëm dhe mungesës së konsumatorëve nëpër zona të ndryshme, kryesisht si pasojë e zvogëlimit të përgjithshëm të numrit të popullsisë, e që përkthehet në më pak fuqi blerëse në vend, por edhe pamundësive të kapaciteteve prodhuese.
Po ashtu një element tjetër i rëndësishëm që mund të burojë nga gjendja aktuale politike në Kosovë është fakti se në momentin kur sferën publike e dominon në masë të madhe komunikimi politik, sfera kulturore, artistike dhe intelektuale, apo edhe zhvillimi ekonomik, mbetën në plan të dytë ose të tretë, dhe kjo për shoqërinë kosovare përbën një humbje reale në drejtim të konsolidimit dhe avancimit të përgjithshëm shoqëror.