Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po e kërcënon dhe minon stabilitetin në rajon.
Ai ka theksuar se koncentrimi i forcave ushtarake serbe dhe grumbullimi i tyre rreth kufirit me Kosovën nuk është mesazh i një shteti që dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore.
Ka kërkuar reagimin nga Bashkimi Evropian për të dënuar këtë veprim.
“Republika e Kosovës në politikat e saj strategjike të orientimit rreshtohet fuqishëm me ato të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për paqe dhe stabilitet... Ne duam paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por jemi plotësisht të vetëdijshëm se paqen dhe stabilitetin po e kërcënon dhe minon Serbia. Ta zëmë, koncentrimi i këtyre ditëve të fundit i forcave ushtarake të Serbisë dhe grumbullimi i tyre përgjatë kufirit me Kosovën nuk është mesazh dhe porosi i një shteti që dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Prandaj si veprim i tillë duhet të dënohet prej të gjithëve, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Konjufca të enjten në takimin e nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociimi BE-Kosovë./KSP
-
Konjufca: Retorika agresive ndaj Kosovës dëshmon se Serbia mbetet burim kryesor i kërcënimit
-
Konjufca pasi tha se Serbia po përgatitet për sulm: S’ishte qëllimi ta frikësojmë popullin
-
Konjufca: Serbia do ta përsërisë Banjskën nëse nuk ndëshkohet
-
Konjufca: Ambicia e Serbisë për zgjerim territorial – burim kryesor i pasigurisë në rajon
-
Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit