Kandidati për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse partitë opozitare nuk propozojnë asnjë emër për postin e presidentit, kjo do të nënkuptonte se ato po e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Konjufca ka thënë se propozimi për kandidaturën e tij ka ardhur nga Vetëvendosje dhe se tani është radha e opozitës të tregojë se cilin kandidat do ta mbështeste nëse nuk e voton atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se gjatë ditëve të fundit nuk është përmendur asnjë emër nga partitë opozitare, duke shtuar se është i interesuar të dijë se kush do të ishte kandidati që ato do ta votonin.
“Nëse ata propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë do ta votoja. Por askush nuk po propozon. Jam shumë kureshtar të di kush është ai që do ta votonin nëse nuk jam unë”, ka thënë Konjufca të enjten.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të mbështesë edhe një kandidat tjetër për të shmangur zgjedhjet e reja, nëse opozita propozon një emër të pranueshëm. Madje u shpreh se do ta votonte edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani. Megjithëse Konjufca si ministër i Punëve të Jashtme nuk ka të drejtë vote për president. Presidenti zgjidhet vetëm nga votat e deputetëve.
“Ne ia kemi lënë opozitës ta propozojë një kandidat, ne një dhe pastaj të votojmë. Le ta propozojnë këdo, edhe Vjosa Osmanin, edhe unë do ta votoja. Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe neutral, ky është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje nga opozita, jo nga ne”, deklaroi ai.
Konjufca i pyetur pse ndërroi mendje pasi më herët kishte thënë se nuk do të ishte kandidat për president, u shpreh me humor: “Po Vetëvendosje tokë të bënë”.