Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se heq dorë nga kandidatura për president të Kosovës nëse opozita propozon një kandidat jopartiak.
Konjufca është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual. Pra, të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive, të mos jetë kryetar i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve të strukturave të partive, të mos jetë i tillë”, tha Konjufca në një deklaratë për media.
Ai ka theksuar se nuk është diskutuar mundësia që president të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku dhe ka thënë që mundësia e një kandidati që buron nga një marrëveshje politike nuk është diskutuar.
Konjufca ka përsëritur qëndrimin se Vetëvendosjes nuk i takon të propozojë një kandidat konsensual, pasi veç se e ka kandiduar atë.
“Nuk është përgjegjësia e jonë të propozojmë emër jopartiak. Ata po thonë nuk bën ky, atëherë nëse nuk bëj unë kush është emri më fal, nuk kemi, e po qysh, nuk bëjë unë apo, cili bënë pra”, tha Konjufca.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli. Partitë ende s'kanë arritur pajtim për një emër. Nëse nuk zgjedhet presidenti deri më 28 prill, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje brenda 45 ditëve.