Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Moti jam për zgjedhje, veç të vendoset më mirë verës apo vjeshtës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, për çka është deklaruar të hënën opozita.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se një kërkesë e tillë nuk është përmendur gjatë mbledhjes, megjithatë, kurdo që shprehet e gatshme opozita, ai ka thënë se edhe pushteti është i gatshëm.

Sipas të parit të Kuvendit, krejt çka mund të diskutohet është koha më e përshtatshme për mbajtjen e procesit zgjedhor.

“E përfunduam mbledhjen e Kryesisë, nuk patëm asnjë prej këtyre kërkesave, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini se unë moti jam për zgjedhje, kam thënë se opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, por tash të gjithë po thonë se është sivjet. Ky vit i ka disa muaj, unë nuk mund të them se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, por ju e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të ndonjë iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe të shohim se cila është koha më e përshtatshme, a është vera apo vjeshta.

Shefat e Grupeve Parlamentare pas mbledhjes së Kryesisë janë shprehur të gatshëm për shkuarjen në zgjedhje.

https://www.koha.net/arberi/413869/opozita-kerkon-rrezimin-e-qeverise-pushteti-thote-se-ska-nisme-serioze/